Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

‘SHBA të shikojë si bëhen zgjedhjet e vërteta’, kryeministri i përgjigjet zëdhënëses amerikane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas deklaratave të zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit Heather Nauert për rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme në Turqi, ka ardhur edhe përgjigja nga kryeministri turk Binali Yildirim.

Yildirim ka thënë se SHBA nuk ka arsye të kapet me procesin zgjedhor në Turqi për sa kohë që ende ka debate të hapura për zgjedhjet e vitit 2016.

Kryeministri turk me tone ironie ka ftuar një delegacion amerikan të vizitojë Turqinë gjatë zgjedhjeve të qershorit dhe të mësojë se si bëhen zgjedhjet e vërteta.

SHBA duhet të shikojë njëherë veten e vet fillimisht. Ka më shumë se 1 vit e gjysëm që nga zgjedhjet që u mbajtën dhe ende kanë debate për procesin zgjedhor. Nëse SHBA-të dëshirojnë të shohin se çfarë janë zgjedhje, duhet të vijnë në Turqi, të shohin transparencën në vend të ngjarjes”, ka thënë Yildirim.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img