Hapësire reklamuese

Bota

SHBA “shpërthen” në protesta, përsëritet rasti i George Floyd, tjetër i ri vritet barbarisht nga policia

Shkruar nga Newsbomb
SHBA “shpërthen” në protesta, përsëritet rasti i

Protesta të shumta kanë shpërthyer në shumë qytete të SHBA-së, për shkak të vrasjes në mënyrë barbare, të afro-amerikanit Tyre Nichols. Në New York mediat kanë bërë  me dije se ka patur edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave policore, duke shkaktuar kështu edhe dhjetra arrestime.

Një video e bërë virale tregon edhe një moment gjatë protestës, ku një i ri shqelmon xhamin e makinës se forcave policore. Ndërkohë portesta të tjera kanë shpërthyer edhe në Uashington, Boston, San Francisko, Filadelfia dhe Dallas.

Kujtojmë se 29-vjecari Tyre Nichols është rrahur nga ana e forcave policore pasi nuk i është përgjigjur urdhërit për tu kontrolluar, gjatë një kontrolli rutinë të policisë. Ai nuk iu mbijetoi dot dëmtimeve të marra, dhe humbi jetën në spital 3 ditë pas ngjarjes.

Sondazh

Poll