Hapësire reklamuese

Rajoni

SHBA sërish thirrje Kosovës: Hiqni taksën 100%, krijon sfida mes nesh

Shkruar nga Newsbomb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar sërish Kosovës heqjen e taksës së mallrave 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje Hecergovinës.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për ‘Zërin e Amerikës’ se SHBA ka kërkuar vazhdimisht heqjen e taksës për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ndërkohë që deklaroi se tarifat krijojnë sfida edhe me SHBA.

‘Shtetet e Bashkuara vazhdimisht e kanë ngritur çështjen e tarifave dhe nevojën e pezullimit të tyre. Udhëheqësit e Kosovës e kanë të qartë seriozitetin e qëndrimit tonë dhe sfidat që paraqesin tarifat për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Kosova dhe Serbia, thekson më tej zyrtari i lartë, duhet të ndërmarrin veprime dhe vendime të vështira, por të nevojshme, t’u japin përparësi bisedimeve dhe të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre’, ka thënë zyrtari.

Kosova e vendosi taksën 100% në nëntor të vitit 2018, ndërkohë që herë pas here SHBA i ka bërë thirrje për heqjen e taksës ndonëse kryeministri Kosovar Ramush Haradinaj është shpprehur i vendosur të mos e heqë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll