Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1kmh
20 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
25 °
E enjte, 1 Qershor, 2023

SHBA sanksione të gjitha shteteve që marrin naftë nga Irani

Lajme të ngjashëm

Nëpërmjet një njoftimi për media, presidenti Trump tha se të gjitha shtetet që blejnë naftë nga Irani, do të kenë njësoj edhe sanksionet amerikane.

Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Trump ka vendosur që të mos i lirojë më nga sanksionet shtetet që importojnë naftë nga Irani. Ky vendim sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, do të fillojë zbatimin nga muaji maj.

‘Vendimi ka për qëllim që ta dërgojë në zero sasinë e naftës së eksportuar nga Irani duke e goditur burimin kryesor të të ardhurave tëregjimit të Kahmeinit’, tha sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një konference për media ditën e sotme, tha se Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim ndalimin e fondeve regjimit iranian, i cili po destabilizon Lindjen e Mesme prej gatii katër dekadash.

Pompeo, tha se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord që të ofrojnë një sasi të mjaftueshme të naftës në tregun botëror në mënyrë që të mos vërehet mungesa e naftës iraniane.

Ky vendim vjen një vit pasi presidenti Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja për armët bërthamore me Iranin.


Më shumë