Hapësire reklamuese

Bota

SHBA refuzon vëzhguesit e Rusisë për zgjedhjet presidenciale, Moska: Sjellje antiruse

Shkruar nga Newsbomb

Rusia akuzoi sot SHBA-në se po tregohet antiruse duke refuzuar sipas saj praninë e vëzhguesve rusë në zgjedhejt e 8 nëntorit, në një kontekst polemikash mbi një ndërhyrje të Moskës në presidencialet amerikane.

“Nuk mbetet shumë kohë para zgjedhjeve në SHBA por çështja e vëzhguesve, si shumë të tjera aktualisht në Amerikë, po trajtohet në një mënyrë të ekzagjeruar antiruse”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Riabkov për agjencinë e lajmeve “Ria Novosti”.

“Nëse për arsye politike ne jami të privuar, ne do të nxjerrim përfundimet tona”, paralajmëroi ai.

“Kolegët tanë amerikanë nuk duhet të mbështeten mbi faktin se ne do ta harrojmë këtë dhe se në të ardhmen ne nuk do të kujtohemi kur ata të kërkojnë të vëzhgojnë çfarë të duan”, shtoi ai, duke i cilësuar deklaratat amerikane të papranueshme.

Disa përgjegjës rusë kanë njoftuar se Moska është përpjekur të dërgojë vëzhgues për presidencialet amerikane të 8 nëntorit por se shumë shtete amerikane kishin refuzuar t’i akreditonin.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.