Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

SHBA paralajmëron Rusinë: Nëse Navalny vdes do të përballeni me pasoja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se Rusia do të ketë pasoja nëse aktivisti i opozitës Alexei Navalny vdes në burg.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Bashkimi Europian gjithashtu kanë shprehur shqetësimin e tyre për trajtimin e Navalny.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur i shqetësuar në lidhje me shëndetin e Navalny, duke thënë se Rusia mban përgjegjësi për sigurinë dhe shëndetin e tij.

“I shqetësuar thellë për Aleksei Navalny. Po përkeqësohet shëndeti. Autoritetet ruse duhet t’i japin atij hyrje të menjëhershme me profesionistët mjekësorë të cilëve u beson. Ne i konisderojmë ata përgjegjës për sigurinë dhe shëndetit të tij. BE vazhdon të kërkojë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Z. Navalny,” thotë ai në postiminn e tij.

Kujtojmë që ditën e djeshme mjekët e Navalny thanë se rezultatet e fundit të testit të gjakut tregojnë se ai mund të pësojë arrest kardiak ose dështim të veshkave në çdo moment. Mjekët kanë bërë të ditur se nëse atij nuk di t’i jepet mjekimi i duhur do të vdesë brenda ditëve të ardhshme.

Kundërshtari i presidentit rus 18 ditë më parë u fut në grevë urie si shenjë proteste ndaj asaj që ai tha se iu ishte refuzuar trajtimi i dhimbjes akute të shpinës dhe këmbës nga autoritetet e burgut.

Në muajin gusht të vitit të kaluar Alexei Navalny pothuajse humbi jetën pasi u helmua me agjentin nervor dhe për helmimin e tij Navalny bën fajtor presidentin rus Vladimir Putin. Mirëpo, të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img