Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

SHBA paralajmëron amerikanët mbi pandeminë: Mos udhëtoni në 80% të vendeve në botë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Departamenti i shtetit në SHBA i këshilloi amerikanët që të shmangin udhëtimin në 80% të vendeve nëpër botë për shkak të koronavirusit.

Në një njoftim të shpërndarë nga mediet, thuhet se DASH ka përditësuar udhëzimet e udhëtimit  ku thekson se pandemia vazhdon të përbëjë një rrezik për udhëtarët.

albsig

“Mos udhëtoni në 80% të vendeve në të gjithë botën,” është këshilla kryesore që përcillet në dokument, e cila vlen edhe për personat e vaksinuar.

Sipas vlerësimit të DASH, vetëm tre vende shënohen me rrezikshmërinë më të ulët të infektimit: Macau, Tajvani dhe Zelanda e Re.

Antarktida konsiderohet e nivelit të dytë për nga rrezikshmëria, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht ritmeve të larta të vaksinimit, mbetet në nivelin tre.

Covid-19  deri më tani ka marrë më shumë se tre milion jetë në të gjithë botën, më shumë se gjysmë milioni prej tyre në SH.B.A.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi që bota “po i afrohej shkallës më të lartë të infeksionit” deri më tani pavarësisht nisjes së fushatës së vaksinimit në disa vende në botë dhe Europë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img