Qëllimi i Obamës është forcimi i klasës së mesme amerikane. Përmes rritje së taksave për të pasurit do të sigurohen fondeve të nevojshme për të ulur taksat për klasën e mesme
Në një deklaratë për shtyp Shtëpia e Bardhë njofton se në fjalimin e tij që do të mbajë të martën në Kongres mbi gjendjen e vendit, Presidenti Obama do të propozojë rritjen e taksave për më të pasurit dhe kompanitë e mëdha amerikane. Qëllimi i Obamës është forcimi i klasës së mesme amerikane. Përmes rritje së taksave për të pasurit do të sigurohen fondeve të nevojshme për të ulur taksat për klasën e mesme.
Por propozimi i Obamës pritet që të has në kundërshtin e republikanëve që kontrollojnë Kongresin amerikan. Republikanët e kundërshtojnë rritjen e taksave për më të pasurit, sepse sipas tyre kjo do të pengonte rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës nga kompanitë e mëdha.
Vendimi për të propozuar planin për rritjen e taksave për të pasurit, tregon se Presidenti Obama kërkon të përcaktojë kushtet mbi të cilat do të zhvillohet fushata presidenciale e vitit që vjen në SHBA.