Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

SHBA njofton tërheqjen e personelit diplomatik nga Venezuela

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtetet e Bashkuara thonë se do të tërheqin këtë javë të gjithë personelin amerikan që mbetet në ambasadën e tyre në Venezuelë, si rezultat i situatës në keqësim në këtë vend të Amerikës Latine. 

Në janar Departamenti i Shtetit tërhoqi personelin jo të domosdoshëm, disa ditë pasi Presidenti Nicolas Maduro ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin pasi Amerika njohu zotin Juan Guaido si president i përkohshëm.

Uashingtoni e bëri njoftimin për tërheqjen e personelit diplomatik, ndërkohë që Presidenti Nicolas Maduro përsëriti akuzat e tij se pas ndërprerjes së energjisë që vazhdon prej gjashtë ditësh, qëndrojnë Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq është e vështirë të konfirmohen njoftimet që dalin nga Venezuela për vrasje dhe plaçkitje, pasi nuk funksionojnë linjat e komunikimit.

Presidenti Maduro fajëson Shtetet e Bashkuara dhe opozitën për ndërprerjet e energjisë duke i akuzuar për sulm kibernetik në sistemin e një hidrocentrali.

‘Strategjia makabre e këtij sulmi ndaj sistemit energjetik është që ta çojë popullin tonë në një gjendje dëshpërimi dhe që t’i ndërsyjë venezuelianët kundër njëri-tjetrit. Por kjo nuk do të ndodhë’, tha Presidenti Maduro.

Udhëheqësi i opozitës dhe president i vetëshpallur i vendit, Juan Guaido thotë se situata aktuale është shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi në qeveri.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë akuzat se kanë gisht në ndërprerjet e energjisë. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi dje Kubën dhe Rusinë për përkrahje ndaj regjimit të Presidentit Maduro.

‘Regjimi i Presidentit Maduro dërgon çdo ditë 50 mijë fuçi nafte në Kubë. Kubës i duhet kjo naftë e lirë që të mbajë gjallë ekonominë e saj të dërrmuar socialiste, ndërsa zotit Maduro i duhet ekspertiza kubane për të shtypur kundërshtarët e për të mbajtur pushtetin’, tha zoti Pompeo.

Sekretari i Shtetit shtoi se Rusia, ashtu si Kuba, tregon mospërfillje për shtetin ligjor në Venezuelë.

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet kundër Venezuelës duke përfshirë ndër entitetet nën sanksione edhe një bankë me qendër në Moskë, që është në pronësi të përbashkët të qeverive ruse e venezueliane. /VOA

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img