Hapësire reklamuese

Aktualitet

SHBA ngre alarmin e kuq, shpërthen një nga vullkanet më aktiv në botë

Shkruar nga Newsbomb
SHBA ngre alarmin e kuq, shpërthen një nga vullkanet më aktiv

Shërbimi Gjeologjik në SHBA ka ngritur alarmin pas shpërthimit të Vullkanit “Kilauea” në Hawaii këtë të mërkurë.

Autoritetet në SHBA kanë rritur nivelin e alarmit nga portokallia në të kuqe, që do të thotë se një shpërthim i madh vullkanik po ndodh, i cili mund të shkaktojë aktivitet të rrezikshëm në ajër dhe në tokë.

Nga raportime afër zonës së shpërthimit, rrjedha të shumta llave dhe sasi të mëdha hiri dolën nga mali vullkanik.

Megjithatë, zyrtarët kanë thënë se aktiviteti vullkanik nuk përbën kërcënim aktual për njerëzit, pasi është i përqendruar në majën e malit.

Vullkani Kilauea konsiderohet si një nga vullkanet më aktiv të botës.

Shpërthimi i tij i fundit ishte në janar të 2023 dhe përfundoi më 7 mars.

Në matjet e kaluara të temperaturës së llavës në këtë krater,  termometri i kalonte 1 mijë gradë celcius.

Në vitin 2018, Kilauea shpërtheu duke shkatërruar më shume se 700 shtëpi. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa struktura e malit vullkanik ndryshoi.

Ai u konsiderua si shpërthimi më i madh në shekujt e fundit, me më shumë se 60 mijë tërmete të raportuara për një periudhë 4-mujor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese