Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Deklarata e fortë e Escobar para Bashës: Lista “non grata” pritet të shtohet me politikanë të tjerë shqiptarë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, Shtetet e Bashkuara njohin si kryetar të Partisë Demokratike vetëm Lulzim Bashën.

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,  pas takimit me kreun e PD-së nuk nguroi të shprehte hapur mbështetjen për Bashën të cilin e ftoi dhe për një vizitë në Uashington.

Burime për mediat bëjnë me dije se Basha dhe Escobar kanë folur në privatësi më shumë se 10 minuta.

Escobar është shprehur se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera. Escobar ka thënë se si është krijuar dosja e DASH që çoi në shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Berisha, shkruan top channel.

Ai ka theksuar se dosja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Soros. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme.

Zyrtari i lartë amerikan kërkoi përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare kundër korrupsionit, duke përmendur edhe sanksionet.

Pasi takimi përfundoi Lulzim Basha në një prononcim për mediat tha se objektivi i Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img