Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SHBA në krah të Izraelit pas sulmeve të Hamas: Kanë të drejtë të mbrohen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se pret që dhuna në Izrael të përfundojë sa më parë.

Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të cilit i ka shprehur mbështetjen e SHBA. “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, është shprehur Biden.

“Unë pres dhe shpresoj që kjo situatë të përfundojë sa më parë”, tha Biden pas telefonatës me Netanyahun. Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar qetësi dhe de-eskalim të situatës.

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës janë rritur prej kohësh, por dhuna shpërtheu të hënën. Kjo është hera e parë në 7 vite që Hamas lëshon raketa drejt Jeruzalemit.

Kohët e fundit ka ekzistuar një përpjekje për dëbimin e palestinezëve nga Sheikh Jarrah, një lagje në Jeruzalemin Lindor, pjesë e kontestuar e qytetit që Izraeli e aneksoi gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967, dhe që pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar nuk e ka njohur si të ligjshme.

Lexo edhe: Trump për konfliktin Izrael-Palestinë: Kur isha unë president, atje kishte paqe. Biden po tregohet i dobët

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img