Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

SHBA ndalon udhëtimet nga vendet e Afrikës së Jugut, pas zbulimit të variantit të ri të Covid

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

SHBA iu bashkua listës së vendeve që po ndalojnë fluturimet nga Afrika e Jugut dhe disa vende të tjera fqinjë të saj për shkak të variantit të ri të koronavirusit që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti Omicron.

“Si masë paraprake derisa të kemi më shumë informacion, po urdhëroj kufizime shtesë për udhëtimin ajror nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera. Këto kufizime të reja do të hyjnë në fuqi më 29 nëntor. Ne do të vazhdojmë të udhëhiqemi nga ajo që këshillon shkenca dhe ekipi im mjekësor”, tha Presidenti Joe Biden përmes një deklarate.

Kufizimet përfshijnë përveç Afrikës së Jugut, edhe Botsvanën, Zimbabven, Namibinë, Lesoton, Eswatinin, Mozambikun dhe Malavin, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë. Shkencëtarët dhe zyrtarët e shëndetit publik po punojnë me shpejtësi për të mësuar më shumë rreth variantit të ri.

Në deklaratën e tij, Presidenti Biden nxiti amerikanët të vaksinohen dhe ata që janë vaksinuar të bëjnë edhe dozën përforcuese. Ai iu drejtua gjithashtu komunitetit ndërkombëtar. Ai i dërgoi një mesazh edhe komunitetit ndërkombëtar.

“Lajmet për këtë variant të ri duhet ta bëjnë më të qartë se kurrë pse kjo pandemi nuk do të marrë fund derisa të kemi vaksinime globale”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img