Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

SHBA na jep 1 milionë $ pajisje mjekësore, Yuri Kim: Kur një pacient të shtrihet në krevat, të kujtohet se populli amerikan përkujdeset për ju

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar rreth një milionë dollarë pajisje mjekësore për Shqipërinë, në një kohë kur e gjitha bota u përball dhe vijon betejën me pandeminë e Covid-19.

Në ceremoninë e e dhurimit të materialeve nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara për spitalin Nënë Tereza në Tiranë ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Kjo e fundit tha se kur dikush të hapë frigoriferin të marrë një vaksinë apo një pacient të shtrihet në krevat, të kujtohet se SHBA është këtu për ne dhe kujdeset për popullin shqiptar.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju’”, tha ndër të tjera diplomatja.

Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.

Më shumë

spot_img
spot_img