Hapësire reklamuese

Rajoni

SHBA mesazh Dodikut: Gabon nëse mendon se do të lejojmë të shkatërroshë Bosnjën!

Shkruar nga Newsbomb
SHBA mesazh Dodikut: Gabon nëse mendon se do të lejojmë të
Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një reagim të ashpër për zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë, ku Republika Srpska po kërcënon stabilitetin e vendit duke tentuar shkëputjen nga shteti boshnjak. Pavarësisht se Millorad Dodik është i sanksionuar "non-grata" nga SHBA, ai ka vazhduar aktivitetin e tij destabilizues në Bosnjë Hercegovinë, duke detyruar Amerikën të japë një mesazh të ashpër, shumë i rrallë diplomatikisht. "Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërkohë që ai e shtyn BiH-në drejt konfliktit", thuhet në reagim, duke theksuar se çdo përpjekje e këtij etniteti për t'u shkëputur nga Bosnje Hercegovina është në shkelje të marrëveshjes së Dejtonit. "Republika Srpska është një ent brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës. Është pjesë përbërëse e vendit, por as Republika Srpska dhe as Federata e BiH nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës. Kushtetuta e BiH nuk parashikon të drejtën e shkëputjes së një njësie ose ndonjë njësie tjetër nënshtetërore. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se do të veprojnë për të kundërshtuar veprimet anti-Dayton, dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërkohë që ai e shtyn BiH-në drejt konfliktit", thotë deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA në Sarajevë. Në një intervistë për Televizionin e RS (RTRS), Millorad Dodik kërcënoi sot se ka miq në botë që do të pengojnë ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare në rast se Republika Srpska shpall shkëputjen nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai nuk ka sqaruar se për cilët miq e kishte fjalën, por dihet se Dodiku për momentin përveç Beogradit ka miq vetëm në Moskë dhe Budapest, pasi ka marrëdhënie të mira me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese