Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

SHBA lehtëson masat e udhëtimit, ja kush vend vazhdon të mbetet në “listën e zezë”

Shkruar nga Newsbomb
SHBA lehtëson masat e udhëtimit, ja kush vend vazhdon të mbetet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lehtësuar kufizimet e udhëtimit për shumë vende, teksa vijon vaksinimi i qytetarëve kundër covid-19.

Agjencia e shëndetit publik bëri të ditur se vende si Franca, Spanja dhe Italia janë në “Nivelin 3”, që do të thotë se udhëtarët të cilët janë vaksinuar plotësisht mund të udhëtojnë.

Të gjithë ata udhëtarë nga SHBA të cilët do të dëshirojnë të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar duhet të izolohen.

Për shkak se SHBA është në “listën e zeze” të Mbretërisë së Bashkuar vizitorët nga ky vend duhet të izolohen për 10 ditë pas mbërritjes. Mirëpo, shumica e udhëtarëve nga Britania e Madhe e kanë të ndaluar që të udhëtojnë drejt SHBA.

Megjithëse, Britania e Madhe rënditet si “Niveli 3” nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe PArandalimin e Sëmundjeve, në një dekret presidencial të prezantuar, qytetarët jo-amerikanë që kanë qenë në MB gjatë 14 ditëve të fundit nuk mund të hyjnë në vend përveç nëse zbatohet një përjashtim specifik.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll