Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

SHBA: Koreja e Veriut po furnizon me armë Rusinë

Lajme të ngjashëm

SHBA thotë se Koreja e Veriut po furnizon me armë Rusinë, pasi sanksionet shtrëngojnë aftësinë e Moskës për të furnizuar ushtrinë e saj.

Një zyrtar amerikan zbuloi se Moska është duke blerë miliona raketa dhe predha artilerie nga Pheniani për përdorim në Ukrainë.

Zyrtari tha ndër të tjera se Rusia mund të detyrohet të blejë armë shtesë të Koresë së Veriut ndërsa lufta zvarritet.

Regjimi i Kim Jong-un ka fajësuar SHBA-në për konfliktin dhe ka akuzuar Perëndimin se po ndjek një “politikë hegjemoniste” që justifikon përdorimin e forcës nga Rusia.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut njohu pavarësinë e dy shteteve përfaqësuese të Rusisë në Ukrainën lindore, Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk dhe u zotua të thellojë “miqësinë” me Moskën.

 

 

 

Më shumë