Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“SHBA ka mal me prova për Berishën”, paralajmëron Avokati i Izet Haxhisë:, SPAK do e marrë të pandehur para muajit…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri e ka komentuar padinë për shpifje të Sali Berishës ndaj sekretarit amerikan Antony Blinken si të paprecedentë, pasi sipas tij “Berisha është duke hedhur në gjyq vetë Amerikën”.

Beqiri tha se këtë nuk ka gjykatë në botë që e merr përsipër. Teksa ishte duke folur në një intervistë për “Report tv”, avokati deklaroi se SHBA e ka dosjen mal për krimet e kryera nga Berisha dhe se nuk i mundojnë provat dhe faktet.

Ndër të tjera ai u shpreh i bindur se SPAK do e marrë të pandehur para muajit shtator.

“Padia është një rast i paprecedentë. Berisha me atë kërkesë duhet të jetë i ndërgjegjshëm për një gjë se ka aq shumë prova dhe SHBA e kanë dosjet mal me ato që ka kryer. Berisha i ka pranuar krimet vetë të shpërndarjes së armëve në 1997, ai  e ka pranua se ka thyer embargon e naftës dhe armëve, e ka pranuar vetë se do të vriste Edi Ramën kur ishte kryetar i opozitës dhe se i kishte vendosur 5 snajper. Në këtë aspekt po të thanë non grata  në SHBA do të thotë e ke mbushur kupën dhe ajo po derdhet dhe nuk ka më kush të të mbrojë ty. SPAK dhe BKH jam i bindur që do hetojnë dhe Berishën nuk do e zërë shtatori  pa u marr si i pandehur për të gjitha këto krime”, tha Beqiri.

Më shumë

spot_img
spot_img