Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

SHBA-ja i dhuron Kosovës mijëra doza të vaksinës Pfizer

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kosova ka pranuar 515,970 doza të vaksinës Pfizer, që janë siguruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, falënderoi SHBA-në për këtë donacion, që në Kosovë erdhi përmes mekanizmit COVAX, që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Dita e sotme është një moment i rëndësishëm për të rikujtuar se përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të mëdha që pandemia COVID-19 u ka shkaktuar popujve anembanë botës, kanë zbuluar edhe vlerat më të mëdha që kanë popujt, siç janë solidariteti dhe mbështetja në njëri-tjetrin, duke krijuar një aleancë të fuqishme njerëzore. Një aleancë e tillë është edhe kjo e organizuar përmes mekanizmit COVAX, që e ka bërë luftën tonë kundër COVID-19 definitivisht më të lehtë”, tha Latifi në ceremoninë për pranimin e vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Latifi tha se vetëm përmes vaksinimit, Kosova mund t’i kthehet plotësisht normalitetit, andaj u bëri thirrje qytetarëve që të imunizohen kundër koronavirusit.

Ky nuk është donacioni i parë i vaksinave që SHBA-ja i ka dhuruar Kosovës. Vitin e kaluar, Uashingtoni dërgoi në Prishtinë një donacion prej mbi 500,000 dozash të kompanisë farmaceutike amerikane, Pfizer, përmes mekanizmit COVAX.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të marsit të vitit të kaluar, fillimisht me vaksina të dhuruara nga COVAX-i, por edhe nga shtete të tjera. Më pas autoritetet arritën edhe një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milion dozave të vaksinës.

Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 45.11 për qind e popullatës. Në vend ka nisur edhe dhënia e dozave përforcuese dhe atyre të treta.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img