Hapësire reklamuese

Bota

SHBA-ja dhe Meksika arrijnë MARRËVESHJEN, pezullohen tarifat

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se është arritur një marrëveshje me Meksikën për të frenuar rrjedhën e emigrantëve në SHBA.

Bëhet me dije se tarifat ndëshkuese për mallrat meksikane që duhej të hynin në fuqi të hënën janë pezulluar.

"Dua t'ju informoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje të nënshkruar me Meksikën. Marrëveshja do të zvogëlojë ose do të eliminojë imigracionin ilegal që vjen nga Meksika në Shtetet e Bashkuara', tha Trump.

Një delegacion meksikan i rangut të lartë mbërriti në SHBA të mërkurën për të arritur një marrëveshje pasi Trump-i kërcënonte të vendoste tarifa për të gjitha mallrat meksikane, duke filluar nga 5 përqind.

 

Sondazh

Poll