Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

SHBA i mbyll ‘derën’ Afrikës së Jugut dhe gjysmës së Europës nga frika e variantiti të ri të Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4d95d8ca4a2e33e82b78c49833e8e382

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se udhëtarët nga Afrika e Jugut nuk do të lejohen për të hyrë në territorin e SHBA.  

Shpërthimi i pandemisë së variantit të ri të koronavirusit ka trembur autoritetet amerikane, me kabinetin e ri të Biden që ka vendosur të mos lejojë hyrje të qytetarëve nga kontinenti afrikan.

Të njëjtin fat kanë edhe shtetet e Irlandës, Britanisë së Madhe dhe 26 shteteve pjesë e Bashkimit Europian.

Këto kufizime pritej të skadonin të Enjten për shkak të një proklamate të nënshkruar nga ish-Presidenti Donald Trump para se ai të largohej nga detyra, por Biden e ka përmbysur atë vendim.  

Kufizimet në 26 vende në Evropë janë në fuqi që nga mesi i marsit. Brazili u shtua në listë në maj. 

Sipas urdhërit, shumica e shtetasve jo-amerikanë që kanë qenë në vendet e ndaluara do i duhet të kryejnë karantinimin 14 ditor në  Shtetet e Bashkuara. 

Më shumë

spot_img
spot_img