Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

SHBA i jep Forcave të Armatosura 1 milion dollarë për 2 vite, për rinovimin e tuneleve ku mbahen municionet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtete e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Forcave të Armatosura të Shqipërisë 1 milion dollarë donacione në dy vitet e fundit. Ambasada në Tiranë njofton se këto para janë përdorur për rinovimin e dy tuneleve të ruajtjes së municioneve, si dhe pajisje dhe trajnime për Ushtrinë.

Zëvendës Shefi i Misionit Demian Smith dhe Shefi i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje LTC Erol Munir, morën pjesë në një ceremoni dhurimi në Batalionin e Inxhinierëve të Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Është frymëzuese të shikojmë pas në tridhjetë vitet e fundit dhe të shohim se sa shumë kemi arritur. Një nga pjesët më të rëndësishme të marrëdhënies sonë ka qenë partneriteti i jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes. Kush do ta kishte imagjinuar tridhjetë vjet më parë,  se sot do të ishim aleatë në NATO dhe ushtritë tona do të bënin kaq shumë së bashku këtu dhe në mbarë botën”, tha Smith.

Shefi i Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral Major Bajram Begaj, falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën ndaj ushtrisë shqiptare dhe zbuloi pllakatën në përkujtim të punës dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img