Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

SHBA i dhuron Forcave të Armatosura dronë “Puma”, kjo është shqiptarja që shërben si “Togere e Parë” në Gardën e New Jersey (FOTO)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey i kanë dhuruar Forcave të Armatosura shqiptare dronë “Puma”.

Ambasada  e SHBA në Tiranë shkruan se “PUMA-t” iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë.

Më tej thuhet se një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të New Jersey, është Togerja e Parë Collaku, e cila ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBA-së:

Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forgave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja. Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të New Jersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri. #krahperkrah

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img