Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SHBA, gjykata heq ndalimin mbi armët e sulmit në Kaliforni

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një gjyqtar federal rrëzoi të premten një vendim 32-vjeçar që ndalonte shitjen në Kaliforni të armëve të sulmit. Ai e cilësoi vendimin e mëparshëm një “eksperiment të dështuar” duke nxitur kritika të ashpra nga guvernatori i shtetit dhe prokurori i përgjithshëm.

Që prej vitit 1989 në Kaliforni ishte e ndaluar shitja e armëve të sulmit. Ndalimi u sfidua në vitit 2019 në një proces gjyqësor kundër Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë. Mes paditësve ishte dhe James Miller, banor i këtij shteti si dhe nga përfaqësuesit e një komiteti të veprimit politik pro armëve, me bazë në San Diego.

“Kjo çështje ka të bëjë me atë se si duhet të jetë një e drejtë kushtetuese dhe nëse një shtet mund të detyrojë zbatimin e një politike mbi armët, një eksperiment i dështuar 30-vjeçar, i cili cënon një të drejtë (kushtetuese)”, shkruante gjyqtari Roger Benitez.

“Qeveria nuk ka të drejtë të imponojë politikat e saj të reja ndaj qytetarëve amerikanë, kur bëhet fjalë për të drejtat kushtetuese”, thuhej më tej në urdhrin e gjykatës.

Sipas “Giffords Law Center” një grup që ka si objektiv kontrollin mbi armët, shtatë shtete përfshirë Kaliforninë si dhe kryeqytetin e vendit Uashingtonin, kanë miratuar ligje që ndalojnë armët e sulmit.

Kontrolli ndaj armëve ka qenë gjithmonë një temë politike përçarëse në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendi prej dekadash ka përjetuar një numër të konsiderueshëm incidentesh me armë në shkolla e vende të tjera publike që u kanë marrë jetën një numri të madh njerëzish.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se vendimi i gjykatësit federal ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike. Ai e quajti atë një “shuplakë të neveritshme” në fytyrë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga dhuna me armë.

“Fakti që ky gjykatës krahasoi AR-15, një armë lufte që përdoret në fushëbetejë, me një thikë të ushtrisë zvicerane e dëmton plotësisht besueshmërinë e këtij vendimi”, u shpreh guvernatori në një deklaratë./ Voa.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img