Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

SHBA e pranon: Sulmi ynë me dron në Kabul vrau edhe 10 njerëz të pafajshëm

Shkruar nga Newsbomb
SHBA e pranon: Sulmi ynë me dron në Kabul vrau edhe 10 njerëz

SHBA e ka pranuar se në sulmin me dron në Kabul që kishte qëllim të vriste anëtarë të grupit ISIS-K, kanë mbetur të vdekur edhe 10 qytetarë të pafajshëm.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pavarësisht se presidenti Joe Biden e mohoi pak ditë më parë, zyrtarët e kanë pranuar se në mesin e viksitmave ka patur edhe civilë.

Ushtria amerikane sulmoi me dron bazën e ISIS-K pas sulmit që këta të fundit bënë në aeroportin e Kabulit, ku mbetën të vdekur 13 ushtarë amerikanë dhe 169 qytetarë afganë.

Menjehërë pas sulmit me dron mediat ndërkombëtare raportuan se kishin humbur jetën edhe 9 anëtarë të një famije afgane, mes tyre edhe disa fëmijë.

LEXO EDHE: 9 anëtarë të një familjeje humbën jetën nga sulmi me dron i SHBA në Kabul, synonin anëtarin e ISIS

Sondazh

Poll