
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Po ashtu Blinken në një intervistë me Al-Hadath në Jeddah, Arabi Saudite zbuloi se një marrëveshje “po afrohej" sipas një transkripti të lëshuar nga Departamenti i Shtetit të mërkurën.
"Unë mendoj se një marrëveshje është shumë e mundshme”, u shpreh ai.
Blinken tha gjatë intervistës se administrata e Biden "po bënte presion për një armëpushim të menjëhershëm" lidhur me lirimin e pengjeve.
Ai u shpreh ndër të tjera se SHBA qëndron me Izraelin dhe të drejtën e tij për të mbrojtur veten, për t'u siguruar që 7 tetori të mos ndodhë më, duke iu referuar sulmit të Hamasit.
“Por në të njëjtën kohë, është e domosdoshme që civilët që janë në rrezik dhe që po vuajnë kaq tmerrësisht...të fokusohemi tek ata, t’i bëjmë ata prioritet, mbrojtjen e civilëve, marrjen e ndihmës humanitare”, shtoi ai.