Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

SHBA do të akuzojnë Kinën për vjedhje të punës kërkimore për vaksinën

spot_img

Lajme të ngjashëm

f06d6fce5df1af9edcda658a74607b6c

Para disa javësh FBI në një deklaratë tha se janë shtuar sulmet kibernetike gjatë pandemisë së koronavirusit. Ata hodhën akuza se disa vende po mundoheshin të vidhnin punën kërkimore amerikane për vaksinën.

 

Në atë kohë nuk u dha asnjë emër i vendeve të cilët po ‘sulmonin’ studimin, ndërsa tani pritet që FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të akuzojnë publikisht Kinën se po përpiqet të vjedhë punën kërkimore, raporton ‘CBSneës’.

Zëvendës Ndihmësdrejtorja e FBI-së për Divizionin kibernitik, Tonya Ugoretz gjatë një deklarate tha se janë shtuar sulmet kibernitike, sidomos nga vendet të cilat kanë deklaruar se janë në kërkim për vaksinën anti-COVID-19.

“Ne sigurisht kemi parë veprimtari zbulimi, dhe disa ndërhyrje, nga vende dhe institucione që janë duke punuar lidhur me COVID”, tha Ugoretz.

Gjatë kohës së pandemi presidenti i SHBA, Donald Trump ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme Kinën, duke e akuzuar se virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan dhe se shteti kinez nuk ka raportuar numrin e saktë të të infektuarve dhe vikimave.

Ndërkaq, në një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet se aludohej se Kina po mundohej të vidhte  punën kërkimore për vaksinën.

“Tani ju po më thoni se po hakojnë. Çfarë gjëje tjetër bën Kina? Më thoni. Ne po vëzhgojmë gjithcka nga afër,” u përgjigj presidenti Trump.

Më shumë

spot_img