Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

SHBA do ndajë 400 milionë dollarë për bizneset serbe, senatorët amerikanë presion Beogradit: Vendosni shpejt për të ardhmen tuaj, me Putin ose BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar të SHBA (DFC) ka planifikuar të ndajë plot 400 milionë dollarë në formë grantesh për bizneset serbe.

Ndonëse Korporata që ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet mes SHBA dhe Ballkanit Perëndimor hapi zyrë dy vite më parë në Beograd, pas një marrëveshjeje të nënshkruar në Uashington nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, operacionet e saj nuk nisën kurrë plotësisht, raporton gazeta serbe B92.

Tashmë, një grup senatorësh amerikanë ata po i kërkojnë Shtëpisë së Bardhë që të rrisë rolin dhe praninë e DFC-së në Evropë, kryesisht në Ballkanin Perëndimor dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore.

Senatorët i paraqitën një javë më parë një ligj Kongresit amerikan që parashikon ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër korrupsionit.

Sipas mendimit të senatorëve, Departamenti i Shtetit duhet të ofrojë ndihmë konkrete dhe praktike për Serbinë, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën, në mënyrë që të luftohet korrupsioni, të arrihet progres ekonomik dhe t’i afrohen anëtarësimit në BE.

Nga Uashingtoni thonë se ndikimi më i madh i Rusisë është në Serbi dhe aty duhet të drejtohet vëmendja e Shtëpisë së Bardhë.

“Serbia duhet të vendosë nëse e sheh të ardhmen e saj në partneritete afatshkurtra me presidentin Putin apo në marrëdhënie të begata me BE-në”, është qëndrimi i senatorëve amerikanë, siç raporton Euronews.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img