Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

SHBA do lejojë Venezuelën të dërgojnë naftë në Evropë, pritet ulje e çmimit të karburanteve në BE

Lajme të ngjashëm

Si pjesë e luftës ekonomike të Perëndimit me Rusinë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të lejojnë dy kompani evropiane të naftës (ENI dhe REPSOL) të importojnë “arin e zi” nga Venezuela.

Qëllimi i kësaj lëvizjeje të Uashingtonit është të kontribuojë me naftën e Venezuelës në pavarësinë më të shpejtë të Evropës nga Rusia, pasi do të mbulojë një pjesë të humbjeve që vijnë nga embargoja ndaj naftës ruse, e vendosur së fundmi nga Bashkimi Evropian.

Transporti i naftës venezueliane do të jetë pjesë e shlyerjes së borxheve të Karakasit dhe është një lëvizje simbolike, e cila shënon një kthesë të SHBA-së dhe Perëndimit drejt qeverisë së presidentit socialist Nicolas Maduro .

Edhe nëse sasitë e naftës që do të lejohen të transportojnë dy kompanitë evropiane nuk janë shumë të mëdha (të paktën në fillim) dhe ndikimi i zhvillimit në çmimet botërore të naftës nuk është do të jetë shumë i madh.


Më shumë