Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SHBA dhuron mbi 100,000 dollarë pajisje për Byronë Kombëtare të Hetimit, Yuri Kim: Mbështesim luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Shkruar nga Newsbomb
SHBA dhuron mbi 100,000 dollarë pajisje për Byronë Kombëtare

Mbi 100 mijë dollarë pajisje hetimore për Byronë Kombëtare të Hetimit janë dhuruar nga Shtetet e Bashkuara.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua ditën e djeshme me një grup hetuesish të rinj, të cilëve u shprehu mbështetjen dhe i inkurajoi të këmbëngulin në “punën e tyre të vështirë”, që siç tha ajo “është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” bën me dije ambasada e SHBA në Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll