Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

SHBA dhe Koreja e Jugut i kërkojnë Malit të Zi ekstradimin e Do Kwon, “bosi” i kriptomonedhave i akuzuar për 40 miliardë dollarë

Lajme të ngjashëm

Ministri malazez i Drejtësisë, Marko Kovaq është shprehur këtë mërkurë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut po kërkojnë ekstradimin e Do Kwon, ish-drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të kompanisë së kriptovalutave, Terraform Labs.

Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Hon Chang Joon, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars, teksa po përpiqeshin të iknin në Dubai me dokumente të falsifikuara, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri malazez është shprehur se Koreja e Jugut ka kërkuar ekstradimin e të dyve, ndërsa SHBA-ja ka kërkuar ekstradimin e Do Kwon. Këto të fundit e akuzojnë Do Kwon për “orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto”.

Ministri malazez i Drejtësisë tha se do ta informojë publikun nëse ndonjë vend tjetër do të dërgojë kërkesë për ekstradim. “Ekzistenca e urdhërarrestit ndërkombëtar për këta dy persona dhe kërkesa e paraqitur për ekstradim krijon bazën për fillimin e procedurës së ekstradimit”, është shprehur Kovaq.

Më 26 shtator, një njoftim i kuq i Interpolit u lëshua për arrestimin e Do Kwon për rolin e tij të dyshuar në shembjen e ekosistemit Terra Luna (LUNC) dhe Terra USD (USTC) prej 40 miliardë dollarësh në maj 2022. Ai kërkohet nga autoritetet rregullatore në Korenë e Jugut, Singapori dhe SHBA.

Më shumë