Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

SHBA dërgon në Ukrainë “ndihmë vdekjeprurëse” ushtarake

Lajme të ngjashëm

Rreth 90 tonë të “ndihmës vdekjeprurëse” të Shteteve të Bashkuara ka arritur në Ukrainë, teksa tensionet janë të larta për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.

Kjo ishte dërgesa e parë e pakos së ndihmës të miratuar së fundmi nga ushtria amerikane për Ukrainën, ku përfshihen edhe municione për “mbrojtësit në vijën e parë” të frontit.

Kjo dërgesë arriti në Ukrainë pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Kiev gjatë kësaj jave, nga ku ai paralajmëroi për përgjigje të ashpër nëse Rusia pushton Ukrainën, raporton BBC. Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar apo pushtuar Ukrainën.

Presidenti amerikan Joe Biden, në dhjetor miratoi një pako të ndihmës së sigurisë në vlerë prej 200 milionë dollarësh. Ambasada amerikane në Kiev tha se kjo dërgesë dëshmon “angazhimin e vendosur të SHBA-së ndaj të drejtës sovrane të Ukrainës për vetëmbrojtje”.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë të tillë për Forcat e Armatosura të Ukrainës në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të mbrojtur sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial kundër agresionit rus”, tha Ambasada amerikane përmes një postimi në Facebook. /REL

Më shumë