Hapësire reklamuese

Bota

SHBA dërgon katër sisteme të tjera ‘HIMARS’ në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
SHBA dërgon katër sisteme të tjera ‘HIMARS’ në

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov njoftoi të hënën se vendi i tij ka marrë nga Shtetet e Bashkuara edhe katër sisteme të tjera raketash të artilerisë me lëvizshmërisë së lartë (HIMARS).

"I jam mirënjohës Presidentit, sekretarit të Mbrotjes Lloyd Austin dhe popullit amerikan për ndihmën në forcimin e ushtrisë së Ukrainës", shkruante zoti Reznikov, në Twitter.

Raketat HIMARS kanë një rreze më të gjatë veprimi dhe janë më të sakta se artileritë e periudhës sovjetike që ka në përdorim ushtria ukrainase. Kjo bën të mundur që ushtria ukrainase të godasë objektiva ruse që më parë ishin të paarritshme.

Por sot Bashkimi Evropian njoftoi një ndihmë buxhetore prej 1 miliardë euro (1 miliardë dollarë) për Kievin që sipas Kryeministrit të vendit Denys Shmygal do të ndihmojë Ukrainën që të trajtojë pasojat financiare të sulmit rus.

"Ndihma është pjesë e një pakete të madhe mbështetjeje për Ukrainën që e çon shifrën e përgjithshme në 9 miliardë euro. Fondet do të ndihmojnë në financimin e nevojave prioritare buxhetore", shkruante zoti Shmygal në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’.

Ai tha se kësti i parë, në vlerën e 500 milionë eurove, ndodhet tashmë në llogarinë e Bankës Qendrore të Ukrainës, ndërsa pjesa e mbetur pritet të derdhet më 2 gusht. /Voa

Sondazh

Poll