Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

SHBA dënon sulmin me raketa në Erbil të Irakut: Nuk kemi indikacion që sulmi ishte drejtuar ndaj nesh, Irani të ndalojë menjëherë

Lajme të ngjashëm

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar pas sulmit me raketa ndaj disa objekteve në Erbil të Irakut.

Fillimisht mediat raportuan se raketat e lëshuara nga Irani goditën një bazë ushtarake amerikane, por SHBA e mohon një gjë të tillë.

SHBA i bën thirrje Iranit të ndalojë menjëherë sulmet dhe ndërhyrjet në punët e brendshme të Irakut.

Nga sulmi me raketa u dëmtua redaksia e televizionit “Kurdistan 24”.

Reagimi i DASH:

Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë sulmet me raketa në Erbil të Irakut mbrëmë që erdhi nga Irani. Sulmet ishin një shkelje e egër e sovranitetit të Irakut. Asnjë objekt i SHBA-së nuk u dëmtua apo personeli i plagosur, dhe ne nuk kemi indikacione se sulmi ishte drejtuar ndaj SHBA-ve. Irani duhet të ndërpresë menjëherë sulmet e tij, të respektojë sovranitetin e Irakut dhe të ndalojë ndërhyrjen e tij në punët e brendshme të Irakut. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me partnerët tanë irakianë, përfshirë rajonin e Kurdistanit, dhe do të ndihmojnë partnerët tanë në rajon të mbrojnë veten.


Më shumë