Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të marrë nga presidenti rus Vladimir Putin, pak më parë, i cili urdhëroi forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë të vendosen në gatishmëri të lartë.
Ambasadorja amerikane e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, e ka dënuar këtë veprim si një përshkallëzim të papranueshëm.
“Kjo do të thotë që Presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo.
Lëvizja e Putinit do të rrisë frikën në të gjithë Perëndimin se forcat ruse mund të përdorin armë bërthamore në konfliktin me Ukrainën.