Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

SHBA autorizon 1000 trupa shtesë për evakuimet, Gjermania do të dërgojë avionë ushtarakë, nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tanimë që talebanët kanë marrë Afganistanin, situata është bërë kritike dhe sa i takon evakuimit të shtetasve afganë dhe të huaj që duan të ikin nga vendi pasi iu rrezikohet jeta.

Pentagoni autorizoi 1000 trupa shtesë për të ndihmuar në evakuimin nga Kabuli, tha një zyrtar amerikan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të trupave të pritura në Afganistan përkohësisht në 6,000.

Zyrtari, duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters në kushte anonimiteti, tha se 1,000 trupa shtesë do të vinin nga Divizioni i 82 -të Ajror, i cili tashmë ishte në gatishmëri.

Ndërkohë një avion ushtarak do të fluturojë sonte në Kabul për të evakuuar qytetarët gjermanë, si dhe bashkëpunëtorët afganë, pasi talibanët hynë në kryeqytetin afgan. Kjo u deklarua sot nga ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

“Avioni së pari do të fluturojë nga Kabuli në vendet e afërta, dhe më pas ne do të sigurojmë aeroplanë civilë për transport të mëtejshëm në Gjermani,” tha Mass për media, raporton Reuters.

Ai shtoi se ekipi më i afërt i ambasadës do të qëndrojë në aeroportin e Kabulit në mënyrë që të vazhdojë punën atje dhe të ndihmojë në evakuimet e mëtejshme.

Sakaq, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet nesër për të folur dhe trajtuar çështje që lidhen me situatën në Afganistan. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres pritet të informojë Këshillin lidhur me konsultimet private dhe situatën në Afganistan.

Guterres u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë ofensivën e tyre në Afganistan dhe nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që mendojnë se Afganistani është braktisur nga ndërkombëtarët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img