Një plagosje me thikë ka tronditur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 qytetin e Ersekës.
Mësohet se pas një sherri në qendër të qytetit është plagosur 35-vjeçari Ervis Këndezi.
Lajmin e bën të ditur ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili në një postim në Facebook, thotë se mbështetësi i Partisë Demokratike u plagos nga kreu i FRESSH në Kolonjë Pandi Cunge.
Në polici Këndezi ka deklaruar se shkak për këtë është bërë një koment që ky i fundit ka bërë në profilin e Facebook-ut të kandidatit socialist për bashkinë e Ersekës Erjon Isait.
Sipas 35-vjeçarit, Cunge i ka kërkuar llogari për komentin dhe pas kësaj e ka qëlluar me thikë në krah.
Raportohet se Ervis Këndezi ka marrë mjekimin e duhur dhe ka shkuar në polici ku ka bërë denoncim për këtë ngjarje.
Ndërkohë policia ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion zyrtar dhe nuk e ka shoqëruar apo marrë në pyetje kreun e FRESH.