Tirana
thunderstorm
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Shaqiri nuk i shpëton sërish pankinës, një rezervë luksi edhe te Inter

Lajme të ngjashëm

U largua nga Bayern sepse nuk ishte i lumtur me minutat e pakta në këmbët e tij, të rezervuara nga trajneri Pep Guardiola, porn ë pritje të konfirmimeve në fushë, as aventura te Inter nuk ka nisur si duhet për Xherdan Shaqirin. Mesfushori që mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës e ka nisur nga stoli ndeshjen që zikaltërit zhvilluan kundër Empolit, një 90 minutësh i mbyllur 0-0.

Trajneri Mancini e ka aktivizuar Xherdanin vetëm kur nuk kishte më shpresa se rezultati mund të ndryshonte, por futbollisti që në këpucë mban flamujt e Kosovës dhe Zvicrës, nuk ka arritur të ketë impakt.

Në vend të Shaqirit që luajti vetëm 20 minuta, shkëlqeu një tjetër emër i njohur për sportin shqiptar, mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj. Ky i fundit u bë një digë e pakalueshme për futbollistët e Interit, duke u vlerësuar me nota pozitive nga mediat italiane. Hysaj fitoi disa duele të rëndësishme me Palacio, Hernanes dhe Icardi, dhe kontribuoi në pikën e fituar në impiantin “Castellani”. 


Më shumë