Një 18-vjeçar nga Lezha ka rënë në prangat e policisë pasi ka kërcënuar bashkëmoshataren e tij 17-vjeç, se do ti bënte publike fotot e saj intime në rast se ajo nuk i jepte atij 7000 euro.
Me datë 17.09.2017, nga Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– K. N. , 18 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.