Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

SHALSI ndjek RAMËN, tregon se kur do të dalë ligji për ‘KÇK’-në

spot_img

Lajme të ngjashëm

b061b5cef92daf5434acb4a772827a7c

Eduard Shalsi bën me dije se në muajin nëntor do të jetë gati për t’u miratuar në parlament ligji i posaçëm për ndëshkimin e zyrtarëve të drejtësisë që bashkëpunojnë me elementë kriminalë, të cilët etiketohen nga kryeministri Rama si ‘’KÇK’’ (kap c’a të kapësh).

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes shprehet në ‘’Report TV’’ se do të krijohet një strukturë e posaçme që do të luftojë personat e botës së krimit. Lidhur me atentatin tronditës ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja të premten e kaluar, Shalsi thekson se lufta mes bandave në qytetin e Durrësit ende nuk ka përfunduar.

Paraprakisht, kryeministri Rama paralajmëroi në takimin ‘’Platforma për bashkëqeverisjen’’ se do të përgatitet një paketë ligjore me masa të posaçme për penalizimin de prokurorëve të korruptuar.

“Natyrisht që nuk do të mund çlirohet kaq shpejt dhe menjëherë, por punonjësit atje kanë marrë një mesazh të fortë. Nëse do të ishte liruar nga bandat, atëherë nuk do të kishim nevojë për këtë strukturë që po flasim, prandaj po ndërtojmë institucionet që të bëjnë një luftë pa kompromis. Struktura speciale që do të luftojë elementët kriminalë apo sikur njihen të fortët do të jetë ndryshe nga më parë.

Rasti i fundit është një tregues i kalbëzimit të sistemit. Kjo ngjarje nxori në pah atë që ne e kemi pranuar, që sistemi ka probleme. Brenda nëntorit do të kemi ligjin që do të merret enkas me personat me precedentë penalë, që sistemi i drejtësisë i është fshehur në një rast apo ka bashkëpunuar në një rast tjetër’’, u shpreh ministri Shalsi.

spot_img

Më shumë

Liberale

Dita

GSH

Koha Jone

Fjala

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img