Hapësire reklamuese

Politikë

Shaip Kamberi u rizgjodh deputet në Serbi, Begaj mesazh urimi

Shkruar nga Newsbomb
Shaip Kamberi u rizgjodh deputet në Serbi, Begaj mesazh urimi

Presidenti Bajram Begaj i ka përcjellë një mesazh urimi Shaip Kamberit, i cili arriti të sigurojë rizgjedhjen në Kuvendin serb.

Begaj me anë të një postimi shkruan se roli dhe kontributi i tij duhet të vijojë t'i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Ndër të tjera ai shkruan se nuk do i mungojë edhe mbështetja e Shqipërisë.

“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë.  Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t'i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë! Suksese!”shkruan Bajram Begaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese