Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Shaip Kamberi në Ambasadën Amerikane në Beograd, tregon cilat janë kërkesat e shqiptarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, për të diskutuar për gjendjen e shqiptarëve atje.

Kamberi tha se i ka treguar Hill për kërkesat që koalicioni i tij ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Gjithashtu deputeti tha se se prezenca më e madhe e SHBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave të tyre legjitime ishin temë e bashkëbisedimit në takim.

“Në Ambasadën e SHBA në Beograd, bashkëbisedova sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇲, SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiç, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi”, tha deputeti.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img