Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shahini e qeshur ‘vesh më vesh’ në Kanionet e Holtës, i ‘përvishet’ zyrtarja e PS: S'drejtohet arsimi me kinezërira FB-je. Tallja me qytetarët do t’u kthehet dhimbshëm

Shkruar nga Newsbomb
Foto e hedhur nga Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, sot ka publikuar një foto nga Kanionet e Holtës në Gramsh, ku shihet e qeshur “vesh më vesh”.

Këtë foto të saj e ka shpërndarë zyrtarja e PS Adriana Berberi, e cila teksa i drejtohet Shahinit, i thotë se nuk drejtohet arsimi me “kinezërira” facebook-u.

Ndërkaq, më tej ajo i bën thirrje që sipas saj të mos tallet me tolerancën qytetare sepse do t’i kthehet mbrapsht dhimbshëm.

“Nuk drejtohet arsimi me " kinezërira " fb. Sikur rë gjithë të prisnin daljen e fotos, nuk do mund të ishte e vërtetê.

Mos u tallni me tolerancën qytetare se do tju kthehet mbrapsh dhimbshëm. PA KOMENT”, shkruan Berberi.

Kujtojmë se dhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, që nis më 14 shtator, dhe shumë qytetarë janë të trembur për fëmijët, se si do të zhvillohet mësimi në këtë kohë pandemie.

 qqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqq.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll