Seanca plenare e ditës së djeshme në Kuvend ka nisur me debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, me demokratët që kërkuan mocion me debat me kryeministrin Edi Rama. Mirëpo, ky i fundit mungoi.
Përpos këtyre debateve duket se deputeti i PS, Eduart Shalsi nuk e ka prishur “terezinë”, pasi në një moment është shfaqur duke luajtur shah në kompjuterin e tij. Deputeti njihet për pasionin e tij për shahun, ndërsa në vitin 2016 u zgjodh kryetar i Federatës së Shahut.