Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Aksidentet e urbanit të “Unazës”, Shabani i nismës “Thurje”: Do kërkojmë anulimin e kontratës me operatorin privat

Shkruar nga Newsbomb

Endrit Shabani i Nismës Thurje reagoi pak minuta më parë, në lidhje me aksidentin e sotëm, ku urbani i Unazës u përplas me një shtyllë.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se prej tre vitesh Nisma Thurje ka kërkuar inspektimin e këtyre autobusëve urban, por që nuk ka pasur transparencë.

[caption id="attachment_793868" align="alignnone" width="640"]Autobuzi i linjës së “Unazës përfshihet në aksident Autobuzi i linjës së “Unazës përfshihet në aksident sot[/caption]

Shabani ndër të tjera bën me dije se Nisma Thurje nesër do t'i kërkoj zyrtarisht Këshillit Bashkiak dhe kryetari të bashkisë anulimin e kontratës me operatorin privat që menaxhon linjën e unazës.

Ta nisim nga kjo linjë, si hap i parë, për tu shkëputur nga ky model abuziv në të gjitha linjat urbane, dhe për t'i ofruar Tiranës një transport publik”, shkuan ai ndër të tjera.

Kujtojmë që Linja e Unazës njihet tashmë si një linjë problematike që shpesh është përfshirë në aksidente të rënda, fatmirësisht pa viktima.

shkurt të 2023, një aksident i rëndë u shënua te Ura e Tajvanit” në Tiranë. Shoferi i urbanit “Green Line” i linjës së Unazës humbi kontrollin e mjetit dhe mori para disa makina.

Disa prej qytetarëve që ndodheshin në urban kanë thënë se shoferit i kishte rënë tensioni e për pasojë kishte humbur kontrollin. Ndërkohë, shoferët e mjeteve të aksidentuara kanë thënë se urbani ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe.

[caption id="attachment_793904" align="alignnone" width="641"]Foto nga aksidenti Foto nga aksidenti[/caption]

Por sërish urbani i kësaj linje në 2022 u rrëzua në lumin Lana në Tiranë, shkruan newsbomb.al.

Në atë kohë u plagosën pesë qytetarë dhe urbani përfundoi në lumin Lana bashkë me shoferin e një makine tjetër, të cilin autobusi e mori përpara. Paraprakisht, u raportua se urbani kishte marrë shpejtësi vetë dhe nga xhirot shkaktoi aksident e përfundoi në lum.

[caption id="attachment_793902" align="alignnone" width="961"]Urbani i "Green line" Urbani i "Green line"[/caption]

Postimi i plotë:

Boll më! Koha për t'ia rikthyer urbanët publikut!

Linja e unazës i është dhënë monopol një operatori privat, me argumentin se e menaxhon më mirë se bashkia.

Sot, për të disatën herë autobuzët e kësaj linje shkaktuan një aksident tjetër në mes të Tiranës.

Është e njëjta linjë që i hodhi qytetarët në Lanë.

Është po e njëjta linjë që mori përpara makinat e parkuara në semafor tek parku rinia.

Është po e njëjta skenë me urbanët privat që marrin përpara tabelat e reklamave, stacionet e autobuzëve apo makinat e qytetarëve.

KJO DUHET TË MARRË FUND!

Pavarësisht shkakut real, apo justifikimit që jepet në media, këto aksidente tregojnë që privati nuk garaton dot jo vetëm cilësinë e shërbimit por as sigurinë e jetës së qytetarëve të Tiranës!

Prej tre vitesh si Nisma Thurje kemi kërkuar inspektimin e këtyre autobuzëve urban, apo raportet e kontrollit teknik nga Drejtoria e Shërbimit Rrugor, por ka patur zero transparencë.

Prandaj nesër do t'i kërkoj zyrtarisht Këshillit Bashkiak dhe kryetari të bashkisë anullimin e kontratës me operatorin privat që menaxhon linjën e unazës.

Ta nisim nga kjo linjë, si hap i parë, për tu shkëputur nga ky model abuziv në të gjitha linjat urbane, dhe për t'i ofruar Tiranës një transport publik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese