Pёrpos eventit tё 14 Shkurtit Znj. Korimi flet edhe pёr organizimet nё vijim: nё qendrat tona do tё vijojmё tё fokusohemi tek eventet gjatё gjithё vitit. Evente qё lidhen me sezonalitetet dhe me interesin qё shfaq komuniteti. P.sh shumё shqiptarё jetojnё me futbollin nё zemёr, ndaj njё seri eventesh qё lidhen me futbollin, basketbollin do tё krijohen nё bashkёpunim me Federatat pёrkatёse. Evente tё tjera qё planifikohen janё Kampionati i Shahut, zbulimi i talenteve tё vegjёl, njё event mode qё ka pёr qёllim tё zhvendosё koleksionet e dyqaneve nё njё pasarelё, evente qё lidhen me librin dhe kulturёn e tё lexuarit etj.
ACREM ёshtё pjesё e Grupit Balfin, grupit mё tё madh dhe inovator tё investimeve nё vend dhe njё ndёr mё tё mёdhenjtё nё rajon, i cili ёshtё i mirёnjohur nё treg me markat e tij si QTU, Jumbo, Neptun, Spar Albania, markat fashion si Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumё tё tjera.