Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

S’fitoi mandatin e deputetit në Tiranë, Bushati para se të futet në Kuvend: Në ekip kapiteni mund të marrë goditje më shumë apo njësoj se të tjerët…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ervin Bushati nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit në Tiranë dhe këto janë herët e fundit që ai shkon në Kuvend si deputet.

Në një deklaratë për media në lidhje me këtë ai tha se edhe pse nuk arriti të fitonte manadatin është i lumtur që fitoi PS.

“Nuk jemi në politikë për të na ardhur mirë apo keq, secili me të vetën ka kontribuar, fitorja e PS-së është dhe fitorja ime, në ekip kapiteni mund të marrë goditje më shumë apo njësoj se të tjerët, beteja jonë ishte me opozitën”, tha ai.

“PS arriti që të marrë një mandat të tretë dhe kjo është historike, në Tiranë ne kemi marrë 19 mijë vota më shumë, dhe unë jam krenar për këtë. Mendoj se kemi kapur një rezultat shumë të mirë, ne ishim të sigurt që do të merrnim një mandat të tretë me 74 deputetë. Unë kam qenë 100% i fokusuar te fitorja e PS-së, dhe kam bërë fushatë për numrin 12.

Ne treguam që meritojmë një mandat të tretë, kur je në përballje me kundërshtarët ka vend beteje dhe vend zjarri. Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik modest, për mua PS ka dhënë shumë, dhe më vjen mirë që të kem bërë një akt sadopak mohues për veten. Ne kemi anëtarësuar dhe kemi ngritur qendra të reja anembanë Tiranë, PS është forca më e madhe në Shqipëri.

Ne morëm 74 mandate, ajo që dua të vlerësoj është puna e çdo socialisti në Tiranë, me më shumë fokus ne mund të kishim marrë dhe 20 mandate. Marr akoma telefonata nga qytetarët, që ia kanë dhënë personave në listë të pasigurt votën, mendoj se sistemi nuk ishte i studiuar qartë. Shifra e 19 mijë votave më shumë më bën të ndihem krenar, PD arriti që të shkrinte LSI-në dhe mori më shumë vota, në krahasim me 4 vite më parë.

Nuk jemi në politikë për të na ardhur mirë apo keq, secili me të vetën ka kontribuar, fitorja e PS-së është dhe fitorja ime, në ekip kapiteni mund të marrë goditje më shumë apo njësoj se të tjerët, beteja jonë ishte me opozitën”, u shpreh Bushati ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img