Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sfilonte në koridoret e Gjykatës dhe dëgjonte këngë “gangsta”, KLGJ pezullon gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

KLGJ pas seancës së sotme ku e pranishme ishte dhe vetë gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, u tërhoq të merrte vendimin për të.

Pas disa minutash konsultime, KLGJ ka “dëgjuar” kërkesën e ILD-së për pezullim, dhe ka vendosur që deri në fund të hetimeve për çështjen e saj, KLGJ vendosi që ta pezullojë. Votat e KLGJ ishin unanimisht për pezullimin e saj.

Më tej KLGJ mund të vendosë dhe për shkarkimin e gjyqtares Kapedani, e cila sot në seancë kërkoi dorëheqjen nga posti i zv.kryetares së Gjykatës.

Më herët ILD theksoi se me videot e publikuara në ‘Tik Tok”, magjistratja Kapedani ka cënuar rëndë, ka fyer dhe diskredituar dinjitetit dhe figurën e gjyqtarit. Hetimet e mëtejshme po vijojnë po për shkelje disiplinore të saj.

Kapedani në seancën e sotme me lot në sy tha se nuk ka bërë asgjë, po bëhet “kokë turku” dhe se të gjithë kolegët e saj publikojnë video nga jeta private në rrjete sociale. Ajo shtoi se videot ua kanë hedhur fëmijët në “Tik Tok”, pasi djali i saj para 1 viti e hapi këtë rrjet social.

Lexo edhe: “Paradë mode në korridoret e Gjykatës”, nis mbledhja e KLGJ për Enkeleda Kapedanin, Metani: Qëndrimi i saj në detyrë deskrediton rëndë figurën e magjistratit

Lexo edhe: Zëri i dridhet nga të qarat, gjyqtarja e Elbasanit para KLGJ: Pse po goditem unë, kujt i kam shkelur në kallo?! Kjo që më ka ndodhur është tmerr (E PLOTË)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img