Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Sfidon meshkujt botuesja e Toena, Irena Toçi: GRATË kanë interes më të lartë për të lexuar…Si e nisa biznesin në 1993 (HISTORIA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

75b67e4c295acf1c72653e5904729215

Kur e nisi punën për të botuar një libër, zgjodhi pikërisht “Metoda e gjuhës italiane pa mësues”. Ishte viti 1993, dhe gjithë shqiptarët po drejtoheshin drejt Italisë. Kështu që Irena Toçi, e kishte kapur momentin dhe botoi atë që donin shqiptarët atë kohë: të mësonin gjuhën italiane pa mësues.

Libri i parë që botoi, doli në 20 mijë kopje menjëherë dhe të gjitha u shitën. Në një intervistë për Dhomën e Tregtisë së Gruas, një organizatë hapur së fundi për të mbrojtur të drejtat e grave biznesmene, Irena Toçi, drejtore e përgjithshme e shtëpisë Toena, tregon sfidat e të qenurit nënë, por edhe biznesmene e suksesshme.

“E hapëm Toena me tre punëtore. Sot pas 25 vitesh kemi 30 punonjës me një rrjet me mbi 100 bashkëpunëtorë. E rëndësishme është të arrij të harmonizoj të përditshmen mes familjes dhe punës. Besoj se nuk jemi të barabarta me burrat, se natyra na ka dhënë ca misione plus që ata nuk mund ti realizojnë. Disa gra kanë primare karrieren, unë nuk e shoh veten ndër to. Por si një grua që biznesi më ka mbajtur gjatë në zyrë, cmoj shumë ndihmën e nënës sime për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, edhe pse jeta sot ofron mekanizma të tjerë që i lejojnë një gruaje sipërmarrëse të arrijë të harmonizojë kohën mes punës, fëmijëve, dhe familjes” thotë Irena Toçi.

Ajo thotë se shtëpia botuese nxjerr deri në 200 tituj në vit. Sot ideja është zgjerimi i rrjetit të librarive me logon Toena.

Ajo thotë se nga gjithë sondazhet dhe statistikat për librin, interesin më të lartë për të lexuar e kanë gratë. “Ato zgjedhin për vete, për fëmijët dhe shumë herë për prindërit”.

“Unë besoj se gratë me probleme familjare, të divorcuara, nëna të vetme, si grupe që kanë nevojë për më shumë mbrojtje, duhet të mbështeten nga shteti për nisjen e bizneseve sociale që u garantojnë atyre një jetë sociale” apelon Irena Toçi.

Në katalogun e botimeve të Toena janë autorë të shquar: Agolli, Qosja, Kongoli, Kim Mehmeti e Bashkim Shehu, Visar Zhiti e Kristo Frashëri, Sabri Godo e Teodor Laco, Bardhyl Londo e Diana Çuli etj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img