Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
4.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Sfidoi ligjet e BE, Von der Leyen paralajmëron Poloninë: Tre opsionet si mund të ndëshkohet

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen parashtroi tre opsione për një përgjigje ndaj sulmit të gjykatës polake mbi parësinë e ligjit të BE-së.

Shefi ekzekutiv i Komisionit Evropian gjithashtu ka reaguar dhe paralajmëroi Poloninë se sfida e saj ndaj supremacisë së ligjit të Bashkimit Evropian vuri në dyshim themelet e bllokut prej 27 vendesh dhe nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.

Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi javën e kaluar se pjesë të ligjit të BE-së janë të papajtueshme me kushtetutën polake, duke minuar shtyllën ligjore mbi të cilën qëndron unioni dhe duke ngritur frikën se Polonia mund të largohet përfundimisht nga blloku.

Partia nacionaliste qeverisëse e Polonisë Ligj dhe Drejtësi thotë se nuk ka plane për një “Polexit” sidoqoftë, shtetet e tjera anëtare janë tronditur nga kundërshtimi i Varshavës ndaj BE-së.

Pas përfundimit të takimit Leyen ka bërë një postim në Tëitter ku shkruan “Ne nuk do të lejojmë që vlerat tona të vihen në rrezik. Komisioni Europian do të veprojë. Opsionet janë të njohura: Shkeljet; Mekanizmi i kushtëzimit dhe mjete të tjera financiare, për të mbrojtur buxhetin e BE-së; Neni 7 procedura Art. 7 është një mjet i fuqishëm. Ne duhet të kthehemi tek ajo”.

Pra sipas Leyen opsioni i parë është e ashtuquajtura “shkelje” ku Komisioni Evropian kundërshton ligjërisht vendimin e gjykatës polake, e cila mund të çojë në gjoba.

Opsioni i dytë është parashtrimi i një mekanizmi kushtëzimi dhe mjete të tjera financiare sipas të cilave fondet e BE -së do të mbaheshin nga Polonia. BE-ja madje mund të bllokojë qasjen polake në grantet e BE-së për projekte zhvillimore dhe strukturore në buxhetin 2021-2027 me vlerë rreth 70 miliardë euro.

Ndërsa opsioni i tretë konsiston në atë që njihet si zbatimi i nenit 7 të traktateve të BE -së. Sipas kësaj, të drejtat e shteteve anëtare – përfshirë të drejtën për të votuar mbi vendimet e BE – mund të pezullohen sepse kanë shkelur vlerat themelore të bllokut.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img